Ndërlidhjet

Ministrat e BE-së diskutojnë për Serbinë


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Luksemburg për të diskutuar mbi përpjekjet e Serbisë për t'iu bashkangjitur unionit.

Takimi mbahet pasi në shtator Serbia dhe Kosova u dakorduan për të zhvilluar dialogun e sponsorizuar nga BE-ja për zgjidhjen e çështjeve praktike.

"Ne kemi qenë të angazhuar me Serbinë dhe Kosovën për t'i çuar përpara bisedimet, dhe unë shpresoj se ato do të fillojnë shumë shpejt. Jam shumë e kënaqur që presidenti Tadiq dhe kryeministri Thaçi e kanë kuptuar këtë dhe duan të ecin përpara", tha para takimit kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton.

Ministrat e jashtëm të 27 vendeve të BE-së sot pritet të vendosin nëse do t’ia dërgojnë Komisionit Evropian aplikimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG