Ndërlidhjet

Grevat i kushtojnë Francës qindra milionë euro në ditë



Ministrja e Ekonomisë e Francës tha se grevat kundër reformave pensionale i kanë kushtuar vendit deri në tre miliardë euro, dhe e kanë kërcënuar rimëkëmbjen e brishtë ekonomike.

Ajo tha se grevat e gjata rezultojnë me humbjen e qindra milionë eurove në ditë.

"Disa vlerësime janë se grevat kushtojnë ndërmjet 200 dhe 400 milionë euro në ditë. Shifrat janë pak delikate sepse varen nga vlerësimi, por është evidente se po vuan industria kimike, sepse ka kërkesa të mëdha për karburante", tha Kristine Lagard.

Ajo gjithashtu tha se mosmarrëveshjet dhe pamjet e përleshjeve në rrugë ndërmjet policisë dhe protestuesve, i kanë kushtuar shumë edhe imazhit të Francës.

Reformat do ta rritin moshën minimale të pensionimit nga 60 në 62 vjet.
XS
SM
MD
LG