Ndërlidhjet

Zyra e Karzait ka marrë 'para me thasë' nga Irani



Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka pranuar se shefi i tij i personelit ka pranuar para të gatshme nga Irani, por tha se pagesat kanë qenë transparente dhe në formën e ndihmës zyrtare.

Komentet e Karzait u bënë në përgjigje të gazetës Nju Jork Tajms, e cila raportoi se Irani i ka dhënë shefit të personelit të Karzait, Umar Daudzai, "para me thasë" për ta siguruar mbështetjen e tij dhe për t'i promovuar interesat iraniane në Afganistan.

Daudzai ka qenë ish ambasador i Afganistanit në Teheran.

Sot Karzai tha se Irani e ka "ndihmuar" zyrën e tij me 700 mijë deri 975 mijë dollarë në vit për shpenzime presidenciale.
XS
SM
MD
LG