Ndërlidhjet

Kiribati e njohu Kosovën



Ministria e Punëve të Jashtme në Prishtinë njoftoi se Kiribati e ka njohur Republikën e Kosovës.

"Republika e Kiribatit ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kiribatit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një note verbale se ky vend ka marrë vendim për njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me datë 21 tetor 2010", thuhet në njoftim.

"Republika e Kiribatit ka shprehur gatishmërinë që me Republikën e Kosovës të lidhë marrëdhënie bilaterale diplomatike për zhvillimin e raporteve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat politike, tregtare dhe ekonomike", thuhet më tej në njoftimin e MPJ-së.

Kiribati është një ishull i vogël me sipërfaqe prej 811 km katrorë në pjesën qendrore të Oqeanit Paqësor.

Me Kiribatin, numri i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ka shkuar në 71.

XS
SM
MD
LG