Ndërlidhjet

Afganistan: 5 të vrarë, 10 të plagosur



Autoritetet afgane thanë se pesë njerëz kanë vdekur dhe 10 janë plagosur nga sulmet e sotme me bomba.

Policia tha se një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë afër një postblloku të policisë në provincën juglindore Kost.

Ministria e brendshme tha se sulmet me bomba të vendosura në rrugë ndodhën në provincën Helmand.

Ndërkohë, NATO tha se një ushtar i Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë është vrarë të dielën në sulmin e kryengritësve në Afganistanin Lindor.
XS
SM
MD
LG