Ndërlidhjet

Iraku apelon për ndihma që t'i pastrojë minat



Iraku ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për t'i pastruar rreth 20 milionë minat, sa vlerësohet të jenë vendosur në këtë vend.

Kryeministri Nuri al-Maliki, tha në një konferencë në Bagdad se Iraku ka nevojë për ndihmë nga ekspertët ndërkombëtarë për t'i hequr minat.

Minat e pashpërthyera datojnë që nga lufta Irak-Iran e viteve 1980-1988, nga konflikti i vitit 1991 rreth Kuvajtit, si dhe nga invazioni i vitit 2003 që e përmbysi regjimin e Sadam Huseinit.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara thonë se që nga viti 1991, rreth 8 mijë irakianë, përfshirë 2 mijë fëmijë, janë vrarë apo gjymtuar nga minat.
XS
SM
MD
LG