Ndërlidhjet

Guantanamo: I akuzuari pranon vrasjen e ushtarit amerikan



I burgosuri kanadez në Guatanamo, i akuzuar për vrasjen e një ushtari amerikan, është deklaruar fajtor për të gjitha pesë pikat e aktakuzës.

Omar Kadr u deklarua fajtor për vrasje, dhe mund të dënohej me burg të përjetshëm në gjykimin i cili fillon të hënën.

Në kohën kur u kap ai ishte 15 vjeç, raporton AP.

Kadr akuzohet për hedhje të granatës që shkaktoi vrasjen e togerit amerikan Kristofer Spier në Afganistan në vitin 2002.
XS
SM
MD
LG