Ndërlidhjet

logo-print

Rrëmbehet punonjësi humanitar holandez në Afganistan



Zyrtarët thanë se sot në Afganistanin verior është zhdukur një punonjës humanitar holandez, i cili punonte me një organizatë joqeveritare që u ndihmonte personave me aftësi të kufizuara.

Shefi i policisë në provincën Takhar, Shah Xhahan Nuri, tha se punonjësi humanitar ndodhej në qarkun Bangi kur persona të armatosur e rrëmbyen nga automjeti i tij.

Guvernatori i provincës Takhar, Abdul Xhabar Takva, tha se ishte rrëmbyer edhe vozitësi afgan.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin.
XS
SM
MD
LG