Ndërlidhjet

Kryebashkiaku i ri slloven: Unë nuk jam Obama


Kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Slloveni ka qeshur nga raportet e mediave, të cilat e përshkruan atë si "Obama i Sllovenisë" pas fitores në zgjedhjet e së dielës.

Peter Bosman, mjek i lindur në Gana, kishte ardhur të studjojë mjekësinë në ish Jugosllavi në vitin 1977.

"Jam shumë i lumtur dhe krenar, dhe shpresoj të jem i suksesshëm. Do të flas hapur me qytetarët. Do t'i dëgjoj idetë dhe sugjerimet e tyre, por edhe kritikat", tha Bosman për Radion Evropa e Lirë.

Të dielën, Bosman e mundi në një garë të ngushtë rivalin e tij për kryebashkiak të qytetit bregdetar Piran.

I pyetur për raportet e mediave, të cilat e portretizuan si "Obama i Sllovenisë", Bosman tha: "Jam mësuar t'u them mediave se unë nuk jam Obama. Unë jam Peter Bosman dhe jam kryebashkiak i Piranit".
XS
SM
MD
LG