Ndërlidhjet

Dodik: Kroatët duhet të kenë entitetin e tyre në Bosnje



Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Millorad Dodik konsideron se ka ardhur koha që Bosnjë e Hercegovina të bëhet bashkësi e tre popujve me tre njësi të ndara administrative.

Pa pozicionin e kroatëve si “popull politik” nuk mund të flitet për bashkësi shumëetnike, ka thënë Dodik.

“Myslimanët e Bosnjes duhet të kuptojnë se stabiliteti në Bosnje varet nga raporti i tyre ndaj bashkësisë kroate në kuadër të shtetit të përbashkët”, ka thënë Dodik për edicionin e Bosnjes të gazetës kroate “Veçernji List”.

Dodik ka thënë se kufijtë territorialë të entitetit serb janë të paprekshëm, dhe se asnjë politikan nuk do të zhvillonte kurrfarë bisedimesh për ndryshimin e tyre.
XS
SM
MD
LG