Ndërlidhjet

Kejsi: SHBA janë përpjekur të ndalin abuzimet



Kreu i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara tha se forcat amerikane janë përpjekur t'i pengojnë abuzimet që autoritetet irakiane ua kanë bërë të burgosurve, duke i mohuar sugjerimet në dokumentat e publikuara nga WikiLeaks.

Gjenerali Xhorxh Kejsi, shef i shtabit të përgjithshëm, i cili më parë tre vjet ishte në krye të forcave amerikane në Irak, tha se ka pasur disa sugjerime në media se amerikanët e kanë mbyllur njërin sy para abuzimit të të burgosurve.

"Nuk ka qenë kështu. Politika jonë ishte që kur ushtarët amerikanë të vërenin abuzim të të burgosurve, abuzimi duhej të ndalej dhe menjëherë të raportohej në komandën amerikane dhe në komandën irakiane", tha Kejsi.
XS
SM
MD
LG