Ndërlidhjet

Nobelistët: G 20 të ndikojë në lirimin e disidentit kinez



Pesëmbëdhjetë fitues të Çmimit Nobel për Paqe kanë kërkuar sot nga vendet e grupit G 20 që t'i bëjnë trysni Kinës për ta liruar fituesin e sivjemë, disidentin kinez Liu Xhaoboa.

Në mesin e nënshkruesve të letrës janë peshkopi afrikan, Desmond Tutu, udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama, dhe ish presidentët e Polonisë dhe SHBA-ve, Leh Valensa dhe Xhimi Karter.

"Duam t'ju inkurajojmë që personalisht të kërkoni nga presidenti kinez ta lirojë Liu Xhaoboa", thuhet në letrën që e shpalli organizata amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, "Freedom Now".
XS
SM
MD
LG