Ndërlidhjet

Bolivia e Irani, bashkë kundër imperializmit



Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, ka porositur 1000 traktorë nga Irani dhe ka premtuar të hapë linjën e prodhimit të traktorëve iranianë në vendin e tij, në Amerikën e Jugut.

Morales po viziton Iranin dhe pritet mes të tjerash të diskutohen projektet e investimeve iraniane në Bolivi në vlerë prej miliarda dollarësh.

Morales është cituar nga mediat të ketë thënë se të dyja vendet janë të bashkuara në fushatën kundër imperializmit.
XS
SM
MD
LG