Ndërlidhjet

Presidenti kilian i kërkon ndjesë Gjermanisë



Presidenti i Kilit ka kërkuar ndjesë pasi ka shkruar në librin e pritjeve gjatë vizitës së tij në Berlin, një shprehje që ishte keqpërdorur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. "Deutschland uber alles" ose "Gjermania mbi të gjitha" ishte një nga formulimet më të njohura gjatë sundimit të Hitlerit. Për shkak të kujtesës historike kjo shprehje është hequr nga himni i Gjermanisë.

Presidenti kilian, Sebastian Pinera, tha se e kishte mësuar këtë formulim në shkollë, por nuk ishte i vetëdijshëm për ngjyrimet historike dhe lidhjen me "të shkuarën e errët" të Gjermanisë.

Pinera është në një turne evropian për të falenderuar vendet që ndihmuan Kilin të përballonte pasojat e tërmetit të shkurtit të kaluar dhe procesin e shpëtimit të 33 minatorëve kilianë.
XS
SM
MD
LG