Ndërlidhjet

SHBA-të dyshuese për rolin e Iranit në Afganistan



Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësimin rreth ndikimit negativ të Iranit në Afganistan. Komentet e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Bill Burton, erdhën pasi presidenti Karzai pranoi se zyra e tij kishte marrë "çanta" të mbushura me euro nga Teherani.

Edhe Departamenti i Shtetit u shpreh dyshues ndaj motiveve të Iranit për t'i dhënë para Karzait.

"Ne do t'ia lëmë qeverisë afgane të flasë se si i ka shpenzuar paratë e ndihmës të marra nga vendet e tjera. Ne mbetemi dyshues lidhur me arsyet e Iranit duke pasur parasysh rolin destabilizues të Iranit me fqinjët e tij. Shpresojmë që Irani do të marrë përgjegjësitë e do të luajë një rol konstruktiv për të ardhmen e Afganistanit", tha Filip Kroullei, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Më herët Krazai kishte pohuar se paratë e ardhura nga Teherani ishin përdorur për funksionimin më të mirë të presidencës dhe nuk kishte asgjë të fshehtë në këtë proces.
XS
SM
MD
LG