Ndërlidhjet

Ekspertët e OSBE-së hetojnë vdekjen e gazetarit



Ekspertët norvegjezë dhe suedezë kanë arritur në Minsk për të studiuar dokumentat lidhur me vdekjen e gazetarit të pavarur bjellorus Aleh Biabenin. Ekspertët janë dërguar nga OSBE-ja pasi qeveria bjelloruse pranoi ofertën e kësaj organizate për të sjellë ekspertët të huaj që do të shqyrtonin rastin.

Biabenin ishte gazetar i pavarur dhe themelues i Kartës 97, që është faqe interneti kushtuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend. Ai u gjet i varur në shtëpinë e tij verore në 3 shtator.
XS
SM
MD
LG