Ndërlidhjet

Ish fëmija i burgosur pranon fajësinë në Guantanamo



Omar Kadër ka pranuar fajësinë për krime lufte përpara një gjykate ushtarake në Guantanamo. Kadër u arrestua nga forcat amerikane në moshën 15 vjeçare në Afganistan dhe njihet me emrin fëmija ushtar.

Kadër, aktualisht 24 vjeçar, ka pranuar vrasjen e një ushtari amerikan me granatë në vitin 2002 në Afganistan dhe njëherësh ka pohuar se ka bashkëpunuar me rrjetin terrorist të Al Kaidës. Kadër, qytetar kanadez, përmes bashkëpunimit me gjykatën mundi të mënjanojë dënimin e përjetshëm dhe mund të dërgohet ta vuajë burgun në Kanada.

Ndonëse detajet ende nuk dihen, Kadër mund të ketë edhe tetë vite burg për të shlyer dënimin, duke pasur parasysh se tetë vite të tjera i ka kryer deri tani.

Gjykimi në fjalë i jep fund debatit të hapur nga gjyqi, pasi Shtetet e Bashkuara ishin vendi i parë perëndimor që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, që dënonte një fëmijë për krime lufte.
XS
SM
MD
LG