Ndërlidhjet

Puma rrit ndjeshëm fitimet



Prodhuesi i dytë më i madh në Evropë i veshjeve dhe mallrave sportive, Puma ka deklaruar rritje të të ardhurave me 14.2% gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Përkthyer në para kjo rritje ka një vlerë prej 77.6 milionë eurosh.

Lajmet e mira për kompaninë vijnë vetëm pak ditë pas publikimit të informacioneve për keqpërdorime financiare në një biznes të përbashkët të Pumas me një kompani vendase në Greqi. Kompania greke mësohet të jetë përgjegjëse për dallavaret financiare.
XS
SM
MD
LG