Ndërlidhjet

logo-print

Shvarcenberg: Kosova nuk është kusht për Serbinë


Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, tha se Kosova nuk është kusht, që i është vënë Serbisë, në rrugën e saj për në BE, por ka theksuar se duhet të realizohet “bashkëpunim konkret, i shëndoshë”, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kuadër, ministri çek ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve, për të cilat është shprehur se “është me rëndësi të krijohet ambient i sigurt”.

Këto komente ai i bëri sot në Beograd, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq.

Zoti Jeremiq, tha se shpreson se njohja e Kosovës kurrë nuk do të jetë e formuluar si kusht për Serbinë, pasi ky do të isjhte “një kusht, të cilin Serbia nuk do të mund ta plotësoj”.

Sipas tij, dje në Luksemburg është arritur “vendim i madh dhe i rëndësishëm në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në BE”. Ai theksoi se “Çekia dhe Serbia këtë e konsiderojnë sukses të rëndësishëm të përbashkët”.
XS
SM
MD
LG