Ndërlidhjet

Irak: Nga bombat – së paku shtatë vetë të vrarë


Autoritetet e Irakut thonë se së paku 7 vetë, përfshirë edhe një major të ushtrisë, janë vrarë nga sulmet me bombat e improvizuara sot në Irak.

Në pjesën qendrore të kryeqytetit, Bagdad, në shënjestër të sulmit me bombë ishte konvoji i zëvendës ministrit të planifikimit, Mahdi al-Alaq. Nga ky sulm u vra një kalimtar rasti dhe tre të tjerë u plagosën, por zëvendës ministri dhe rojat e tij shpëtuan të palënduar.

Nga një bombë tjetër në një lagje të Bakubës, 60 kilometra në veri të Bagdadit, u vranë 6 ushtarë, përfshirë edhe një major të ushtrisë.

Dhuna në Irak ka shënuar rënie dramatike nga kulminacioni i arritur në vitin 2006 dhe 2007, por ende janë të shpeshta viktimat nga aksionet e kryengritësve dhe të ushtrisë.
XS
SM
MD
LG