Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Ka ngordhur Oktapodi, i njohur nga futbolli


Oktapodi Pol, që u bë i njohur në mbarë botën me parashikimet e tij korrekte të rezultateve të ndeshjeve të Kampionatit Botëror, të këtij viti në futboll, ka ngordhur.

Akuariumi në Oberhauzen të Gjermanisë, njoftoi se “Poli kishte ndërruar jetë gjatë natës”.

Oktapodi me korrektësi i parashikoi të tetë ndeshjet për të cilat ai ishte pyetur gjatë Kampionatit Botëror të futbollit, përfshirë edhe fituesin e të shtatë ndeshjeve të Gjermanisë dhe fitoren e Spanjës kundër Holandës në finale.
XS
SM
MD
LG