Ndërlidhjet

Moskë: Përkujtohen viktimat e krizës me pengjet në teatër


Afro 500 vetë janë tubuar sot në Teatrin Dubrovka në Moskë, për t’i përkujtuar viktimat e krizës me pengjet në vitin 2002, nga e cila u vranë 130 vetë.

Më 23 tetor të vitit 2002, afro 50 militantë çeçenë ndërhynë në Teatrin Dubrovka, gjatë një shfaqjeje, dhe i morën peng 900 njerëz.

Pas tri ditësh, më 26 tetor, forcat e sigurisë e nisën aksionin e plotë, me ç’rast u vranë të gjithë personat e armatosur dhe 130 vetë, që ishin zënë peng.

Shumica e viktimave kishin humbur jetën nga gazi helmues, i cili ishte hedhur në teatër për t’i mposhtur rrëmbyesit.

Pjesëmarrësit në tubimin e sotëm përkujtues vendosën lule në shkallët e teatrit dhe mbajtën një minutë heshtje.
XS
SM
MD
LG