Ndërlidhjet

logo-print

Sllovaki: Parlamenti e miratoi tërheqjen nga Kosova


Parlamenti i Sllovakisë e ka miratuar planin e qeverisë për tërheqjen e trupave të këtij vendi nga Kosova.

Parlamenti votoi 130 për dhe asnjë votë kundër, për tërheqjen e të 140 ushtarëve të vendosur në Kosovë, deri në fund të këtij viti.

Trupat e Sllovakisë ishin pjesë e KFOR-it në Kosovë, që udhëhiqet nga NATO-ja, prej vitit 1999.

Sllovakia është njëra nga pesë prej 27 vendeve të BE-së, që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Qeveria thotë se derisa ushtarët sllovakë nuk do të marrin pjesë në asnjë mision, që e mbështet shtetësinë, roli i tyre në Kosovë është i kufizuar.

Ministria e mbrojtjes e Sllovakisë thotë se tërheqja nga Kosova, do të mundësoj dërgimin e më tepër trupave në Afganistan, ku aktualisht shërbejnë afro 300 ushtarë të këtij vendi, në kuadër të Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë, të udhëhequr nga NATO-ja.
XS
SM
MD
LG