Ndërlidhjet

Francë: Senati e konfirmoi mbështetjen për reformën pensionale


Senati i Francës sot e ka miratuar legjislaturën për reformën pensionale, e cila ka shkaktuar protesta të gjëra në gjithë Francën.

Dhoma e Epërme e Parlamentit voti me 177 për dhe 151 kundër, për verzionin e fundit të tekstit, i cili do të paraqitet nesër për votim final në Asamblenë Kombëtare, apo Dhoma e Ulët.

Sipas propozimit, mosha minimale e daljes në pension rritet prej 60 në 62 vjet.

Njëherësh, studentët kanë marshuar dhe janë tubuar në qytetet e Francës, me qëllim që të rritet lëvizja kundër reformës pensionale.

Por, dalja në protesta ishte e ulët dhe disa greva kryesore kanë përfunduar, kështu që 5 prej 12 rafinerive të Francës janë hapur, ndërsa pastruesit e mbeturinave në Marsej, e kanë vazhduar punën.

Liderët e sindikatave këmbëngulin se protesta nuk ka përfunduar, por “ka marrë forma të tjera”.
XS
SM
MD
LG