Ndërlidhjet

logo-print

ANEB: Kërkohen hapa konkretë nga Irani


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Yukia Amano, ka kërkuar nga Irani, që të ndërmarrë hapa për uljen e shqetësimeve ndërkombëtare për programin e tij të kontestuar atomik.

Ai tha sot se ANEB-i “po kërkon që Irani të ndërmarrë hapa konkretë, masa konkrete kah implementimi i plotë i obligimeve”.

Gjashtë fuqitë globale kanë propozuar ripërtritjen e bisedimeve me Iranin, për përmbajtje të programit të tij atomik dhe hapje të plotë për kontroll në shkëmbim për të mira tregtare dhe diploamtike.

Irani formalisht ende nuk është përgjigjur ndaj kësaj oferte.

Sot më herët gjatë ditës, Irani ka shpallur se e ka ndërmarrë hapin e parë kryesor për futjen në punë të centralit të parë atomik të tij, duke njoftuar se kapaciteti bërthamor në Bushehr, i ndërtuar nga Rusia, po mbushet me karburant.
XS
SM
MD
LG