Ndërlidhjet

OKB: Të hetohen pretendimet e WikiLeaksit për Irak


Shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, sot ka kërkuar që Iraku dhe Shtetet e Bashkuara,të zhvillojnë hetime lidhur me akuzat për torturë dhe vrasje të paligjshme në luftën në Irak, që ishin zbuluar në dokumentet e publikuara të premten nga faqja WikiLeaks në Internet.

Ajo theksoi se dokumentet sekrete të publikuara në këtë faqe i kishin shtuar shqetësimet e saj se në Irak kishin ndodhur shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Faqja WikiLeaksi ka publikuar afro 400 mijë dokumente sekrete ushtarake, në të cilat ka informacione për torturë të përhapur në burgjet irakiane dhe përpjekje për të treguar se ishin varë 15 mijë civilë më tepër se sa që tregonin të dhënat e mëparshme.
XS
SM
MD
LG