Ndërlidhjet

Holandë: Arrestohet personi i cili prodhonte viruse kompjuterike


Autoritetet e Holandës kanë shpallur sot se në Armeni është arrestuar “truri” i një grupi të dyshuar kriminal për viruse kompjuterësh, një ditë pasi në Holandë ishte shkatërruar serveri i këtij rrjeti.

Personi 27 vjeçar nga Armenia, që besohet se është “truri” i rrjetit, është arrestuar në Jerevan.

Ky grup me serverin e tyre në Holandë, kishin infektuar së paku 30 milionë kompjuterë në mbarë botën, me një virus, që të tjerëve u mundësonte marrjen e informatave, siç janë pasvordat bankarë nga kompjuterët e prekur.
XS
SM
MD
LG