Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nuk ka problem me Bushehr, por me centralet e tjera


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot se Shtetet e Bashkuara nuk kanë problem me reaktorin bërthamor në Bushehr, që është ndërtuar nga Rusia.

Ajo tha se problemi “është me kapacitetet e tyre në vendet sikur Natanci dhe kapaciteti i tyre sekret në Qom dhe në vendet e tjera, ku ne besojmë se ata po e zhvillojnë programin e tyre atomik”.

Më herët gjatë ditës, Irani shpalli se e ka filluar furnizimin me karburant në reaktorin atomik në Bushehr.
XS
SM
MD
LG