Ndërlidhjet

Vatikan: Kundërshtohet dënimi me vdekje për Tarik Azizin


Kisha Katolike është shprehur kundër dënimit me vdekje për Tarik Azizin, ish zyrtarin e lartë irakian në regjimin e diktatorit, Sadam Husein.

Gjykata e Lartë në Irak dje e dënoi me vdekje me varje Tarik Azizin, për persekutimin e partive islamnike, përfshirë edhe vrasje dhe krime kundër njerëzimit, gjatë pushtetit të Sadam Huseinit.

Në Romë, zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi, tha se Vatikani do të loboj tek autoritetet e Irakut për ta parandaluar ekzekutimin e zotit Aziz, i cili është i krishterë dhe ishte takuar me Papën e ndjerë, Xhon Pali, pak kohë pas invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, në vitin 2003.

Sipas zëdhënësit Lombardi, zëvendësimi i dënimit do ta inkurajonte pajtimin dhe ndërtimin e paqes dhe drejtësisë në Irak.

Bashkimi Evropian dhe grupi për të drejtat e njeriut, Amnesti Interneshënel, poashtu, kanë kërkuar që Tarik Azizi të mos ekzekutohet.
XS
SM
MD
LG