Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet ajrore amerikane së paku 5 të vrarë


Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thonë se nga sulmet e aeroplanit amerikan pa ekuipazh, janë vrarë së paku pesë militantë në pjesën veri-perëndimore të këtij vendi, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se aeroplani amerikan së pari e kishte hedhur një raketë në një shtëpi në hapësirën Spin Wam të rajonit Vaziristani Verior, duke vrarë dy militantë të dyshuar.

Disa orë më vonë, nga sulmi i dytë në Datta Khel të rajonit të përmendur, u vranë tre militantë të dyshuar.

Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thonë se militantët ishin anëtarë të rrjetit Haqqani, që është një grup i ndërlidhur me talibanët dhe al-Kaidën, që luftojnë kundër NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG