Ndërlidhjet

Çekia ul praninë ushtarake në Kosovë



Senati i Parlamentit të Çekisë votoi të mërkurën për rritjen e pranisë ushtarake në Afganistan dhe uljen e saj në Kosovë. Senati miratoi dërgimin e 720 ushtarëve në Afganistan, derisa numri i trupave në Kosovë deri në vitin 2012 do të ulet në 15 ushtarë.

Aktualisht 514 ushtarë çekë shërbejnë pranë forcës ndërkombëtare në Afganistan dhe 92 ushtarë e oficerë janë pjesë e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG