Ndërlidhjet

logo-print

Qasja e Serbisë ndaj Kosovës, pengesë për stabilitetin rajonal



Serbia duhet të mbështetet në rrugën e saj drejt integrimit evropian, deklaroi Jelko Kacin raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë.

Kacin shtoi se megjithatë përpara çdo hapi për integrimin e Beogradit duhet të sigurohet se po bashkëpunohet maksimalisht me Gjykatën e Hagës dhe nisja e dialogut me Prishtinën do të jetë e suksesshme.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Hagën mbetet kushti kryesor, kur dihet se dy nga të kërkuarit kryesorë të Gjykatës për ish Jugosllavinë, Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiq janë ende në arrati.

Raportet e mira fqinjësore janë një tjetër kusht themelor që duhet të përmbushë Serbia. Sipas Kacinit “qasja e Beogradit ndaj Prishtinës” është pengesa kryesore drejt stabilitetit rajonal.
XS
SM
MD
LG