Ndërlidhjet

Bin Laden kërcënon Francën



Televizioni Al Xhazira njofton se ka marrë një audiokasetë me zërin e Osama bin Ladenit, kreut të rrjetit terrorist të Al-Kaidës.

Zëri në kasetë kërcënon se qytetarët francezë do të vriten në përgjigje të mbështetjes që Franca i ka dhënë luftës në Afganistan dhe ligjit për ndalimin e ferexhesë.

Sipas Al Xhaziras bin Ladeni ka thënë se Franca duhet të tërheqë trupat nga Afganistani. Vërtetësia e audiokasetës nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG