Ndërlidhjet

Francë: Parlamenti miraton reformën pensionale



Dhoma e Ulët e parlamentit francez ka miratuar planin për rritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç. Senati e ka miratuar planin të martën. Reforma ka shkaktuar protesta dhe greva që prej disa javësh kanë paralizuar Francën.

Të enjten sindikatat kanë bërë thirrje për një tjetër grevë masive. Protestat kanë shënuar rënje dhe lodhje të protestuesve çfarë është pasqyruar në rënjen e numrit të pjesëmarrësve. Pesë nga 12 rafineritë e naftës janë rihapur dhe punonjësit e pastrimit kanë filluar mbledhjen e mbeturinave në Marsejë.
XS
SM
MD
LG