Ndërlidhjet

Kosovë-Serbi, fillon dialogu mes të rinjve



Të rinjë nga Serbia dhe Kosova kanë zhvilluar sot debat mbi problemet që i shqetësojnë të dyja palët. Tryeza e mbajtur në Beograd ishte nga mundësitë e rralla të dialogut mes të rinjve nga të dyja vendet.

Në tryezën e sotme merrnin pjesë pesë të rinjë nga Serbia e pesë nga Kosova, të cilët diskutuan tema që i përkasin jetës së përditshme, por edhe politikës.

"Ky është vetëm fillimi. Duam që të rinjtë të krijojnë lidhje me njëri-tjetrin" tha Dushan Lopushina, një nga organizatorët.

"Kemi shumë gjëra të përbashkëta . Ndajmë të njëjtat vlera dhe kemi të njëjtat probleme", tha Krenar Gashi, pjesëmarrës nga Kosova.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, miratuar në shtator të këtij viti, kërkon fillimin e dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e BE-së. Tryeza e të rinjve ishte një hap përpara asaj të politikanëve.
XS
SM
MD
LG