Ndërlidhjet

logo-print

Mumbai: Obama do qëndrojë në hotelin që e sulmuan terroristët



Zyrtarët thanë se presidenti amerikan Barak Obama do ta kalojë natën e parë gjatë vizitës në Indi në hotelin Taxh Mahall në qytetin Mumbai.

Hoteli ishte njëri nga caqet e sulmit të terroristëve islamistë në vitin 2008.

Në sulmet e humbën jetën 166 njerëz, përfshirë 31 të vrarët në hotel.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama do të qëndrojë në Taxh Mahall në 6 nëntor, natën eparë të vizitës në Indi, dhe se planifikon t’u bëjë homazhe viktimave të sulmeve.
XS
SM
MD
LG