Ndërlidhjet

logo-print

Meksikë: 15 të vrarë në masakrën e tretë të javës



Autoritetet në Meksikë thanë se persona të armatosur kanë vrarë 15 njerëz në sulmin e tretë të bandave të drogës brenda 6 ditësh.

Raportohet se sulmuesit kanë hapur zjarr ndaj punonjësve të doganës në qytetin Tepik në brigjet e Paqësorit.

Motivet e masakrës ende nuk janë bërë të qarta, por hetuesit thonë se besohet që ajo të jetë vepër një grupi të krimit të organizuar.

Ky ishte sulmi i tretë në Meksikë nga e premtja, kur persona të armatosur vranë 14 njerëz në Siudad Huarez. Të dielën, personat e armatosur vranë 13 njerëz në qytetin Tihuana, në një qendër rehabilitimi nga droga.
XS
SM
MD
LG