Ndërlidhjet

HRW: Evropa të ndalë deportimin e romëve në Kosovë



Grupet për të drejtat e njeriut thanë se vendet e Evropës duhet t'a ndalin deportimin e romëve dhe të pakicave tjera në Kosovë, ku ato përballen me diskriminim dhe abuzim të të drejtave të njeriut.

Në një raport të publikuar sot, organizata Human Rights Watch tha se pakicat, të cilat detyrohen të kthehen në Kosovë nga Evropa Perëndimore, kanë probleme me "strehimin, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet e mirëqenies sociale".

Raporti u bë publik në kohën kur udhëheqësit evropianë takohen në Bruksel për t'i diskutuar mënyrat se si t'i trajtojnë romët.

Debati u nxit në muajt e kaluar pas dëbimit të rreth 1.000 imigrantëve romë dhe shkatërrimit të qindra kampeve ilegale të romëve në Francë.
XS
SM
MD
LG