Ndërlidhjet

Francezët mund të largohen nga Afganistani në vitin 2011



Ministri i Mbrojtjes i Francës, Herve Morin tha se vendet e NATO-s mund të fillojnë t'i tërheqin disa forca nga Afganistani në fillim të vitit të ardhshëm, ndërkohë që përgjegjësitë e sigurisë në disa rrethe po u transferohen forcave afgane.

"Në vitin 2011 ne do t'ua transferojmë një varg rrethesh afganëve", dhe në atë moment "mund të nisin lëvizjet e para, apo tërheqjet e para të forcave aleate nga Afganistani", i tha Morin rrjetit francez RTL.

Ai ka shtuar se kjo është pjesë edhe e "kalendarit të përcaktuar nga Barak Obama, që në vitin 2011, trupat e para amerikane të mund të largohen nga Afganistani".
XS
SM
MD
LG