Ndërlidhjet

Ministri Shala fton investitorët amerikanë në Kosovë



Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ka ftuar biznesmenët amerikanë që të futen në tregun e Kosovës, e cila sipas tij, ka tatime të ulëta dhe fuqi të re punëtore, njoftoi ministria në Prishtinë.

“Kosova ka një sistem tatimor shumë të përshtatshëm për investime, ka një potencial të madh mineralesh, bujqësor dhe një forcë punëtore të re”, ka thënë Shala, në forumin për Tregti e Investimeve SHBA-Kosovë.

Në forumin që u mbajt në Nju Jork, morën pjesë përfaqësuesja amerikane në OKB, Rosemary di Carlo, kongresisti Eliot Engel, zyrtarë nga Banka Botërore, si dhe biznesmenë amerikanë e kosovarë.
XS
SM
MD
LG