Ndërlidhjet

Londër: Kreu i spiunazhit kërkon verifikim të informacioneve



Shefi i shërbimit të kundërzbulimit në Britani tha se duhet të vlerësohet në përpikëri hetimi zyrtar lidhur me dështimet e inteligjencës në Irak.

Kreu i shërbimit sekret (SIS), Xhon Sojers poashtu shprehu bindjen se shërbimi i tij do t'i ndërmarrë masat e duhura për t'i zbatuar rekomandimet e komisionit në të ardhmen.

Deklaratat e Sojersit janë të parat që një shef aktiv i shërbimit i ka bërë publikisht. Ai i bëri këto komente në fjalimin para një grupi akademikësh dhe gazetarësh në Londër.
XS
SM
MD
LG