Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi e Tadiç gati për dialogun



“Presidenti serb Boris Tadiç dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi janë gati të nisin dialogun”, deklaroi shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton duke iu përgjigjur pyetjeve të europarlamentarëve.

Eshton ka theksuar se koha dhe çështjet që do të diskutohen nuk janë përcaktuar, por ato varen nga palët. Bashkimi Evropian beson se të dyja palët duhet të fokusohen tek temat që ia lehtësojnë jetën qytetarëve, tha Eshton.

Nga ana tjetër zëvendëkryeministri serb, Bozhidar Gjeliç ka thënë se një nga temat e para që mund të diskutohet janë doganat.
XS
SM
MD
LG