Ndërlidhjet

Armët bërthamore, rrezik më i madh se terrorizmi



Shumimi i armëve bërthamore është rrezik më i madh për Perëndimin se sa kërcënimet për sulme masive terroriste. Deklarata e shefit të shërbimit sekret britanik, Xhon Sauers, u bë gjatë një fjalimi që ai mbajti para një grupi gazetarësh e akademikësh në Londër.

“Vendi ynë, sistemi ynë demokratik nuk do të rrëzohet nga një sulm tipik terrorist”, tha Sauers. Ai shtoi se rreziqet që paraqesin “shumimi i armëve bërthamore, kimike e biologjike janë shumë më të mëdha pasi rrezja e tyre është shumë më e gjerë dhe e tillë që prek baraspeshën e pushteteve në gjithë rajonin”.

Fjalimi i Sauersit është i pari në historinë britanike kur një shef i shërbimit sekret ende në detyrë flet publikisht.
XS
SM
MD
LG