Ndërlidhjet

Kuçi: Dialogu pas zgjedhjeve, por edhe tash



“Dialogu i vërtetë do të fillojë pas zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë”, ka thënë sot zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, pas njoftimeve të Brukselit se kryeministri Thaçi dhe presidenti Tadiq janë gati të nisin dialogun.

Kuçi ka thëne se pas zgjedhjeve do të ketë legjitimitet demokratik dhe gatishmëri e unitet qytetar. Sidoqoftë, ai nuk ka përjashtuar bisedime edhe tash për çështje teknike.

“Temat që kanë qenë në vijim e sipër si temat për të pagjeturit- janë zhvilluar edhe më herët bisedime, mund të zhvillohen edhe tash, por gjithmonë duke i ikur ndikimeve që mund të kene temat me peshë politike”, tha Kuçi per gazetarët, pas seancës së Kuvendit të Kosovës.

Gjatë debatit të djeshëm në Parlamentin Evropian shefja e diplomacisë evropiane, kethrin Eshton tha se “Presidenti serb Boris Tadiç dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi janë gati të nisin dialogun”.

Nga ana tjetër zëvendëkryeministri serb, Bozhidar Gjeliç ka thënë se një nga temat e para që mund të diskutohet janë doganat.
XS
SM
MD
LG