Ndërlidhjet

logo-print

Kuçi: Dialogu pas zgjedhjeve, por edhe tash

  • RFE /RL

Hajredin Kuçi

Hajredin Kuçi

“Dialogu i vërtetë do të fillojë pas zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë”, tha sot zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, pas njoftimeve të Brukselit se kryeministri Thaçi dhe presidenti Tadiq janë gati të nisin dialogun.

Kuçi tha se pas zgjedhjeve do të ketë legjitimitet demokratik dhe gatishmëri e unitet qytetar. Sidoqoftë, ai nuk i përjashtoi bisedimet edhe tash për çështje teknike.

“Temat që kanë qenë në vijim e sipër, si temat për të pagjeturit, janë zhvilluar edhe më herët; bisedime mund të zhvillohen edhe tash, por gjithmonë duke u ikur ndikimeve që mund t'i kenë temat me peshë politike”, tha Kuçi për gazetarët, pas seancës së Kuvendit të Kosovës.

Gjatë debatit të djeshëm në Parlamentin Evropian, shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, tha se “presidenti serb, Boris Tadiq, dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, janë gati të nisin dialogun”.

Nga ana tjetër, zëvendëkryeministri serb, Bozhidar Gjeliq tha se ndër temat e para që mund të diskutohen janë doganat.
XS
SM
MD
LG