Ndërlidhjet

Francë: Zbehen protestat



Ministria e Brendshme e Francës tha se protestat kundër reformës pensionale janë zbehur. Në protestat e sotme, të thirrura nga sindikatat, morrën pjesë 198 mijë vetë, derisa në protestat e mëhershme gjatë këtij muaji numri i pjesëmarrësve arriti në 2.5 milionë.

Protestat e sotme janë të nëntat me rradhë. Sindikatat kishin premtuar se do të paralizonin vendin, por duket se po dështojnë në synimet e tyre. Protestat e sotme u zhvilluan pas miratimit të djeshëm në Dhomën e Ulët të parlamentit për rritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç.

Presidenti francez tha se do ta miratojë ligjin rreth 15 nëntorit.
XS
SM
MD
LG