Ndërlidhjet

Shqipëria nuk merr statusin e kandidatit



Rekomandimet e Bashkimit Evropian që do të bëhen publike në raportet e progresit për secilin vend të Ballkanit Perëndimor sipas të gjitha gjasave do t’i ofrojnë statusin e vendit kandidat Malit të Zi, por nuk do t’ia japin këtë status Shqipërisë.

Komisioni Evropian nuk do të ndryshojë statusin aktual të Serbisë.

“Ky është skenari më i mundshëm. Është ende shumë herët për Shqipërinë. Mali i Zi ndonëse mund të marrë statusin e vendit kandidat nuk është i gatshëm për bisedime për shkak të shqetësimeve rreth korrupsionit”, citon një zyrtar evropian agjencia e lajmeve Reuters.

Maqedonia është vend kandidat, por procesi i integrimit është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit me Greqinë.
XS
SM
MD
LG