Ndërlidhjet

BERZH-i optimist për Evropën Lindore



Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim tha se ka parashikime edhe më pozitive për rritjen ekonomike të vendeve të Evropës Lindore.

Sipas BERZH-it “rritja e përgjithshme e vendeve të rajonit do të jetë 4.2% në vitin 2010 dhe 4.1% në vitin 2011”. Me herët banka kishte paraparë një rritje prej 3.5 dhe 3.9% për të njëjtat periudha.

Banka tërheq vërejtjen se jo të gjitha vendet e rajonit do të kenë rezultate të ngjashme, madje ka nga ato që do të mbeten në recesion. Rajoni, ku përfshihen Shqipëria, Kroacia, Rusia, Turqia dhe Ukraina ka pasur një rritje ekonomike prej 5.5% vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG