Ndërlidhjet

Zëri në audiokasetë është i Bin Ladenit


Bin Laden kërcënon Francën...
Bin Laden kërcënon Francën...
Zyrtarët francezë besojnë se bëhet fjalë për një mesazh të Bin Ladenit në audiokasetën që ka mbërritur në televizionin Al Xhazira.

Televizioni mori një audiokasetë, ku kreu i rrjetit terrorist, Osama Bin Laden, kërcënon me vrasjen e qytetarëve francezë, për shkak të rolit të Parisit në Afganistan dhe miratimit të ligjit kundër ferexhesë. Vërtetësia e audiomesazhit fillimisht nuk ishte vërtetuar.

Franca ka rreth 3.750 trupa në Afganistan, gjë që e bën atë ndër katër kontribuesit më të mëdhenj në misionin ndërkombëtar ushtarak.


XS
SM
MD
LG