Ndërlidhjet

14 milionë dollarë për Mlladiçin e 1 milionë për Haxhiqin



Qeveria e Serbisë ka miratuar shpërblimin në vlerë prej 14 milionë dollarësh për kapjen e Ratko Mlladiçit. Ky i fundit akuzohet nga Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnje.

Qeveria ka miratuar edhe shpërblimin prej 1 milionë dollarësh për kapjen e Goran Haxhiqit, gjithashtu i kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftës në Kroaci. Haxhiq ka qenë udhëheqës i serbëve të Kroacisë gjatë konfliktit të viteve të ’90-ta.

Mlladiçi e Haxhiqi besohet se fshihen në Serbi. Arrestimi dhe dërgimi i tyre në Hagë është një nga kushtet që duhet të përmbushë Serbia në rrugën e integrimit në BE.
XS
SM
MD
LG